Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar presidentin e ri të ShBA’së, Joe Biden.
Përmes një statusi të shkurtër në Facebook, Mustafa ka thënë se SHBA, bëri zgjedhjen e merituar.
Ky është statusi i tij i plotë:
SHBA, bëri zgjedhjen e merituar. Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës!
Pata rastin ta takoj dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë! IM.