-1.9 C
Mitrovice
E diel, 19 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Mustafa për Kurtin: Më shumë frikësohet të fitojë se të humbë, veç opozitë di të bëjë

Sot janë bërë fiks një javë prej kur nisi fushata e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga dita e parë, gjuha e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ishte e vrazhdë në drejtim të kundërshtarëve të vet politik.

Ai u vuri atyre edhe epitete të ndryshme si “miza”, “të rrokatur” etj.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bëri sjellje të çuditshme në fjalimet e tij, duke ngritur zërin më tepër se ç’duhet.

I pari i ekzekutivit bashkë me partinë e tij ua bëri ‘bllok’ disa mediave duke refuzuar çdo lloj komunikimi me to si: Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini. Por, kjo sikur nuk mjaftoi.

Këto sjellje të Albin Kurtit, i komentoi për Klankosova.tv ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa tha se britmat e Kurtit janë pasojë e mungesës së argumenteve.

“Prandaj në vend që të pasqyrojë para qytetarëve se çfarë është punuar për katër vite, ai tallet me qytetarët dhe e ofendon opozitën”, tha Mustafa.

Ai u shpreh se sheh tek kryeministri aktual një lloj frike.

“Mendoj se me këtë sjellje ai tregon se frikësohet më shumë të fitojë sesa të humbë, nuk di të qeverisë e di të bëjë opozitë”, tha ish-kryeministri Mustafa.

Isa Mustafa, shtoi se sulmet e Qeverisë ndaj bizneseve nuk janë aspak të sinqerta.

Madje sipas Mustafës, ishte vet kjo qeveri që luajti rolin e siç tha ai oligarkisë, duke ndërhyrë në jetën biznesore dhe në sferën e drejtësisë.

“Kjo qeveri i ka ngopë bizneset me kontrata njëburimore dhe jam i bindur më shumë se në çdo kohë tjetër. Prandaj shtrohet pyetja se për çfarë oligarkie flitet. Nëse ka kompani që ka ushtruar ndikim në pushtet, në qeveri, parlament etj për të siguruar përfitime atëherë përgjegjëse është pushteti. Nëse në anën tjetër pushteti luan rolin e oligarkisë duke ndërhyrë në jetën biznesore, në sferën e drejtësisë, atëherë të dyat janë të dëmshme dhe të papranueshme”, tha Mustafa.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT