Ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas ftesës që Lëvizja Vetëvendosje i bëri kësaj partie dhe PDK-së që bashkë të dërgojnë tre emra konsensual për president.
Është deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i cili i është kundërpërgjigjur VV-së duke i thënë që bashkë me PDK-në të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi.
“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike. Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22). Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar Mustafa.




