17.4 C
Mitrovice
E hënë, 6 Prill, 2026

Mustafa: Nafta në Maqedoni 1.55 euro, mos lsho pe Albin – sa ma të larta çmimet ma shumë po të votojnë!

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ndonëse çmimi i naftës ka arritur rreth 1.85 euro për litër.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se atje janë ndërmarrë masa për lehtësimin e qytetarëve, ndonëse në Kosovë sa më të larta çmimet, aq më shumë, sipas tij, Qeveria Kurti votohet.

“Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%. Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+.Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!”, shkroi Mustafa.

TË FUNDIT

TË FUNDIT