30.2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Mustafa – Muratit: Kosova vlen më shumë se Albulena Haxhiu, e keni kolapsuar vendin

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati, duke thënë se shqetësimi i tij për humbjen e 90 milionë eurove kredi nga Banka Botërore, është i pasinqertë.

Mustafa e ka akuzuar Muratin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se e kanë futur vendin në krizë ekonomike, energjetike dhe politike.

“Ish-Ministri i Financave u paska paraqitur kinse i shqetësuar se Kosova nuk po mundet t’i marrë 90 milionë euro kredi nga Banka Botërore. Sikur shqetësimi i tij të ishte i sinqertë, ai do të duhej të fliste për mbi 600 milionë euro grante që Kosova po i humbë si pasojë e sanksioneve të BE-së, si dhe për kolapsin ekonomik, energjetik dhe politik që po pëson Kosova si pasojë e bllokimit të Kuvendit nga partia e tij. Fundja, nëse janë vërtetë të shqetësuar, dalja nga kjo krizë që e kanë futur vendin nuk kërkon shumë – thjesht kërkon një ndërgjegjësim se Kosova vlen më shumë se Albulena Haxhiu”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT