32.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Mustafa: Kurti e kapi edhe ATK-në, lufta ndaj bizneseve kaloi në nivel tjetër

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar emërimin e Mentor Hysenit, drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se “lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër”, dhe se “Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në”.

Mustafa ka shkruar po ashtu edhe që me emërimin e Hysenit, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.

Postimi:

Lufta ndaj bizneseve sot kaloi në një nivel tjetër, nga njerëz që kanë uzurpuar institucionet shtetërore!

Albin Kurti sot e ka kapur edhe ATK-në, duke emëruar ish-kandidatin për deputet të VV-së në pozitën e drejtorit.

Me këtë veprim, ATK po shndërrohet në një instrument politik, që do të rrisë edhe më shumë pasigurinë e bizneseve për të operuar në Kosovë.

Sikur të mos mjaftonte represioni që po ushtrohet ndaj bizneseve përmes ZRRE-së, tani qeveria ka futur në dorë edhe një instrument tjetër të fuqishëm për ta çuar luftën ndaj sektorit privat në një nivel të ri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT