14.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Mustafa: Kemi bërë shumë mirë që prishëm koalicionin me VV’në, ruajtëm marrëdhëniet me SHBA’të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është bërë mirë që kanë shkëputur koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje gjatë vitit 2019.

Mustafa ka thënë se nuk kanë bërë gabim që prishën koalicion me VV’në dhe rrëzuan Qeverinë Kurti nga pushteti, pasi sipas tij ruajtën marrëdhëniet me SHBA’të.

Ai tha tutje se mirë të paguajnë çmimin me votë nga qytetarët për prishjen e koalicionit me VV’në, sesa të paguajnë çmimin me prishjen e marrëdhënieve me SHBA’të.

“Nuk besoj se kemi bërë gabim ne në LDK që kemi prish koalicion me VV’në, nuk besoj sepse kemi bërë shumë mirë sepse kemi bërë për të ruajtur marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për ta ruajtur dinjitetin e partisë tonë, që se kemi paguar çmimin e paguajmë çmimin, por për mua është më e lehtë ta paguajmë çmimin me një votë se të paguajmë çmimin me partnerin tonë strategjik dhe aleatin tonë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK’ja do ta ruan trashëgiminë dhe do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet e tjera.

TË FUNDIT

TË FUNDIT