10.3 C
Mitrovice
E diel, 22 Mars, 2026

Mustafa: Duam marrëveshje të barabartë, askush të mos jetë superfuqi

Ka përfunduar takimi 2 orësh me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, shkruan GazetaBlic.

Mustafa pas takimit iu drejtua medieve ku tha se me krerët e degëve kanë biseduar për çështje të ndryshme, përfshirë edhe për takimet me VV-në dhe ecurinë  e bisedimeve.

“Kemi folur lidhur me ecurinë e bisedave me VV-në për koalicionin e mundshëm qeverisës”, tha ai.

“Procesi i bisedimeve po vazhdon më tutje dhe nuk është i ngurtë sepse çdo ulje në tavolinë është për gjetjen e zgjedhjes”, tha Mustafa. Ai tha se ka shumë gjëra që janë koordinuar me VV-në edhe në ndarjen e përgjegjësive, por ai shtoi se dëshiron të ketë ndarje të barabartë dhe jo njëra prej partive të jetë me më shumë superfuqi se tjetra.

“Deri më tani jemi pajtuar për shumë gjëra edhe në ndarjen e përgjegjësive kanë mbetur edhe disa çështje, LDK vlerëson se është themelore të shtohet besimi dhe respektimi reciprok mes vete dhe nëse kemi besim, nëse besimi mungon do të kemi problem në lidhjen e marrëveshjes dhe do shpërfaqet më vonë në problemet e qeverisjes”, shtoi Mustafa.

Ai tha se nuk ka ngrirje dhe se sipas tije edhe VV duhet të ketë besim në LDK-në, siç kanë ata ndaj Kurtit që do ta votojnë për kryeministër.

“Nuk kemi ngrirje, çështja e presidentit mendojmë se është parimore dhe duhet bisedohet mes partive, është çështje e mirëbesimit mes nesh që ndarja e pozitave të mos dal vetëm njëra e fuqishme por të ndahen përgjegjësitë karshi votës që kanë bërë qytetarët”, tha Mustafa.

“Janë çështje që interesi i partive dhe i qytetarëve të barazohet dhe të kemi përgjegjësi të barabartë politike dhe para qytetarëve”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT