-1.6 C
Mitrovice
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img

Musliu-Shoshi për VV-në: Paskan mbet keq, veç edhe votat e mërgatës me i dërgu në sallat e ahengjeve

Ariana Musliu-Shohi e PDK-së ka ironizuar me reagimet nga VV-ja rreth vendimit të PZAP-së ku ndalohet votimi jashtë ambasadave në mërgatë.

“Kosova shtet ligjor, funksional e demokratik është vullnet i mërgatës, ashtu siç është i disa prej nesh këtu në Kosovë”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Reagimi:

Paskan mbet keq tash edhe votat e mërgatës me i dërgu në sallat e ahengjeve të veta😂

Veç një gjë e kanë harru: ajo loja e vjetër e fabrikimit të votave dhe futjes së tyre kontrabandë nuk funksionon më. Koha ka ndryshuar. Mërgata do të votojë fuqishëm, si gjithmonë: kush vjen në Kosovë, kush shkon në ambasada e konsullata, e kush voton me postë.

Kosova shtet ligjor, funksional e demokratik është vullnet i mërgatës, ashtu siç është i disa prej nesh këtu në Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT