24.3 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Musliu-Shoshi pas reagimit të ashpër të Osmanit ndaj Kurtit: Më mirë vonë se kurrë

Pas deklaratës që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë për Ekonomia Online rreth mosinformimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla e cila ditë më parë kishte dërguar një letër në Këshillin e Evropës kanë pasuar reagimet nga personalitete të shumta.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Musliu Shoshi ka thënë se Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashur të shpërfaqë të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit, shumë më herët.

“Më mirë vonë se kurrë!

Presidentja, si përfaqësuese e unitetit të popullit, është dashtë të shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët. Tashmë dëmi është bërë, por e vërteta e dështimit po dihet qartë!”, ka thënë Musliu-Shoshi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT