5.3 C
Mitrovice
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img

Musliu: Përveç papunësisë së lartë, alarmant është edhe niveli i përgatitjes profesionale të të rinjve

Niveli i papunësisë në mesin e të rinjve në Kosovë është alarmant, shkruan mitrovicasot.net

Statistikat e nxjerra nga organizata Kosovo Liberal Center tregojnë se shkalla e papunësisë tek të rinjtë shkon deri në 46.4%. Ndërkaq, papunësia afatgjatë e të rinjve që kanë qenë të papunë është 39.8%

Por, problemi i papunësisë nuk është sfida e vetme me të cilën ballafaqohen të rinjtë por edhe ai i nivelit të përgatitjes profesionale.

Në lidhje me këtë, në emisionin “Startup”, 2a elaboruar më gjerësisht përfaqësuesi i organizatës “Kosovo Liberal Center”, Labinot Musliu.

Musliu tha përgattitja profesionale e të rinjve në përgjithësi lë për të dëshiruar, duke shtuar se edukimi formal në vendin tonë nuk po kontribuon në ngritjen profesionale të tyre. Tutje, ai tha se të rinjtë tanë po fokusohen të gjejnë në vend pune në sektorin publik duke diplomuar në drejtime që s’janë atraktive për tregun e punës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT