Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se krahasimi që VV-ja i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët.
Ajo tha se PDK-ja është shtylla e Kosovës dhe se VV-ja dje mori atë që ka mbjell.
Postimi i plotë:
Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vet shtetin e Kosovës.
Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik.
Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim.
Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta.
PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.
Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend.
Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli.
Tani është koha për ide, jo për shpifje.
Për punë, jo për propagandë.
Për Kosovën, jo për pushtet.



