Mediat kanë raportuar sot se ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli gjendet në Kosovë.
E kontaktuar nga “Zëri”, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk ka informacion nëse Veseli gjendet në Kosovë.
“Unë nga ti po dëgjoj këtë lajm, nuk kam asnjë informacion për këtë” , ka thënë Musliu.
Sipas raportimeve Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë shëndetësore.




