Sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK’së Ganimete Musliu gjatë fjalimit të saj ka ngritur alarmin se në veri të Mitrovicës vepron një grup kriminal serb.
Deputetja Musliu ka pyetur ministrin Sveçla , se çfarë ka bërë për shpërbërjen e këtij grupi kriminal të quajtur “Mjekrroshat”.
Gjatë parashtrimit të pyetjes, deputetja ka thënë se ky grup ka hyrë ilegalisht në teritorin e Kosovës, dhe udhëhiqet nga kriminel Radojçiq.
Gjithashtu Ganimete Musliu ia ka kujtuar Albin Kurtit të veprojë, pasi sa ishte në opozitë çdo ditë ka folur për Veriun, edhe në fushatën zgjedhore kishte shkuar në atë pjesë për të bërë skandale.



