Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për dhënien e deklaratave të papërgjegjshme dhe për dëmtimin e Kosovës.
Ajo e quajti Kurtin “hajvan” për sjelljet dhe fjalët e tij, duke theksuar se në këtë fazë kritike të procesit në Gjykatën Speciale, ai po vepron në mënyrë të dëmshme për shtetin e Kosovës.
“Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet HAJVAN, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë. Duhet me qenë vërtet HAJVAN për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale.”
Musliu shtoi se Kurti është një nga armiqtë e Kosovës dhe po punon për zhbërjen e saj.
“Albin KurTHi, me sjelljet dhe fjalët e tij, po i bën dëm Kosovës më shumë se kushdo tjetër. Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti i cili çdo ditë po punon në drejtim të zhbërjes së shtetit.”
Reagimi i Musliut vjen pas deklaratave në mbrëmjen e mërkurës nga kreu i VV Albin Kurti ku përsëriti qëndrimet e kahmotshme rreth ujdive ndërkombëtare të PDK e LDK por shtoi edhe një që u pa si dëmtuese potencialisht për krerët e UÇK’së në procesin gjyqësor në Hagë./GazetaMetro