4.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Musliu nervozohet me Osmanin, aludon se është gëzuar për aktakuzën ndaj Thaçit

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu i ka thënë se Vjosa Osmanit se për Thaçin mund të gëzohesh si Vjosë por jo si kryetare e Kuvendit.

“Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet. Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit”, ka shkruar Musliu

Musliu tutje është shprehur se një person si Osmani nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës.

“Si Vjosë ke mundur edhe të kërcesh nga gëzimi por jo edhe si Kryetare e Kuvendit. Kjo nuk të lejohet dhe kjo nuk të falet. Ti moj zonjë hallin e vetëm e ke të futesh në zyrën e Presidentit.

Është normale të kesh ambicie deri dikund, por të verbohesh nga ambicja për të qenë e para është një deformim patologjik dhe një person si ti nuk i duhet asgjë as Kuvendit dhe as Presidencës”, ka shkruar ajo./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT