15.2 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Musliu dorëzon padi ndaj ministrit Peci: Hedhja e ujit është mjet demokratik

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar padi ndaj ministrit Faton Peci, për akuzat e tij ndaj deputetes.

Ajo ka thënë se i ka dhënë kohë ministrit Peci për të kërkuar falje dhe për të tërhequr akuzat ndaj saj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Mendoj se i kam dhënë kohë për të kërkuar falje dhe për të tërhequr akuzat, por pasi që kjo nuk ka ndodhur, atëherë unë sot kam dorëzuar edhe padi ndaj ministrit. Nëse do të ishim kudo në botë, një ministër që hedh akuza të pabaza ndaj një deputete, nuk do të kishte mundësi të hynte më në Kuvend, por pasi jemi këtu ku jemi, ndodh edhe kjo”, ka thënë Musliu, transmeton lajmi.net.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT