9.7 C
Mitrovice
E hënë, 18 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Musliu: As mos të lodhet, Albulena Haxhiu nuk e merr kurrë votën e PDK-së

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk do t’i japë votën Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ajo ka pohuar se askush që i ka dëmtuar institucionet e vendit nuk e meriton votën.

“As mos të lodhet se Albulena Haxhiu nuk e merr kurrë votën e Partisë Demokratike të Kosovës. Por dikush që i ka djeg institucionet e vendit, e kallur Kuvendin nuk e meriton me qenë kryetar”, u shpreh Musliu. /Klankosova.tv

TË FUNDIT

TË FUNDIT