9.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Musli Krasniqi nga Vushtrria ende i zhdukur: Vëllai i tij bën thirrje për ndihmë

Që nga data 28 tetor 2019 Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe ai ende nuk i është lajmëruar familjes, vëllai i tij bën thirrje për ndihmë nga qytetarët, transmeton Gazeta Metro.


Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga Policia dhe nga qytetarët që të mësojnë vendodhjen e tij.

Indeksonline ka kontaktuar me një familjar të Krasniqit i cili ka thënë se ende nuk dinë asgjë për fatin e tij.

“Ende asnjë të re nuk kemi, jo jo nuk dim gjë. Policia, ushtria e vullentarët janë duke na ndihmuar”, ka thënë ai shkurt.

Vëllau i Musliut, Mehdi Krasniqi pasi që informoi për zhdukjen e veëllaut të tij pa asnjë gjurmë, ai kërkon nga qytetarët që hasin apo takojnë atë të lajmërohen në këtë telefon 044 472 761./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT