8.3 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Mushkolaj – VV’së: Kthejani mandatin që ia vjedhët PDK-së ashtu siç i kërkonit mandatet e PSD-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është përplasur me analistin Imer Mushkolaj rreth ‘pazareve’ për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente.

Mushkolaj i ka thënë Abrashit se deputetja e PDK-së, e cila ka kaluar në Vetëvendosje në ditën e zgjedhjes së Presidentes, Adelina Grainca, duhet ta kthejë ‘mandatin e vjedhur’.



”Ju vetë e keni kërkuar një gjë të tillë prej deputetëve që kanë lëvizur, njëjtë keni vepruar edhe kur janë larguar deputetët e PSD-së, ju keni thënë që duhet ta kthejnë mandatin e vjedhur që e kanë fituar nga ju, edhe Shpend Ahmetit ia keni kërkuar kthimin e mandatit. E njejtë është edhe kjo situatë, Adelina Grainca e ka vjedhur mandatin nga Partia Demokratike e Kosovës”, i ka thënë Mushkolaj-Abrashit në RTV Dukagjini.



Në anën tjetër, Abrashi ka thënë se situata me Adelina Graincën ka qenë ndryshe nga ajo me PSD-në, teksa Mushkolaj i ka akuzuar VV-në për standarde të dyfishta. /Periskopi

TË FUNDIT

TË FUNDIT