Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për qasjen e saj ndaj mediave së fundmi, duke synuar të kacafytet në çdo rast që i jepet.
Mushkolaj nuk u kursye fare, teksa tha se Vjosa Osmani karrierën e saj politike 20-vjeçare ka ndërtuar mbi viktimizim.
Në profilin e tij në Facebook, Mushkolaj tha se qasja e presidentes ndaj mediave është e turpshme.
“Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim. Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave. Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon”, shkroi Mushkolaj.
”Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet. Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm. Rrezikshëm dhe turpshëm!”, tha në fund Mushkolaj.