-0.2 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Mushkolaj: Pa luftën e UÇK’së, NATO nuk do të kishte intervenuar



Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së për veprat e tyre të pasluftës nuk duhet paragjykuar për luftën e vitit 1999.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gabimet e njerëzve të UÇK-së, që pas lufte janë futur në politikë nuk bën të përzihen me luftën e UÇK-së.

“UÇK e ka vlerën e vet historike. Askush nuk duhet ta vejë në dyshim këtë gjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se qysh në fillim Kosova ka qenë e pabarabartë me Serbinë pasi UÇK-ja ishte përballë një ushtrie të organizuar serbe.

“Si mund të barazohen viktimat dhe agresorët në luftën e Kosovës”.

Mushkolaj thotë se UÇK kishte rolin vendimtar që edhe NATO të ndërhyjë.

“NATO e ka bërë punën e vet, por po të mos ekzistonte lufta e UÇK-së, NATO nuk do të kishte intervenuar. Lufta duhet të shihet në këtë mënyrë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.


TË FUNDIT

TË FUNDIT