19.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mushkolaj: Merreni veten me t’mirë, humori nuk është krim

Gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kritikave në drejtim të një skeçi që ka bërë humoristi Vedat Bajrami e ku kishte në qendër të humorit ish-komandantët e UÇK’së që janë duke u gjykuar në Hagë.

Mushkolaj ka thënë se është vetëm humor, dhe si i tillë humori nuk duhet trajtuar si krim.

“Humor, motra dhe vllazën, humor. Humori nuk është krim, qoftë edhe humor i zi. Merrne veten me t’mirë”, ka shkruar Mushkolaj.

Ndryshe, përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.


Bajrami në rolin e ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili nodhet në Hagë, ka ironizuar me politikanët duke thënë se politikanët po gëzohen për ndodhjen e tyre në Hagë duke mos pasur edhe guxim për t’i përmendur në 14-vjetorin e Pavarësisë.

Ka pasur reagime të shumta ndaj një skeçi të realizuar nga komedianit Vedat Bajrami, madje edhe vajza e Jakup Krasniqit, e cila e ka quajtur si ‘turpi më i madh që dikush mund të na dhuronte për pavarësi’.

Ndërsa Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i doli në mbrojtje komedianit Bajrami duke thënë se ndoshta e ka pasur pa të keq këtë humor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT