7.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mushkolaj: A po jeton Albini në Kosovë? Gjithçka është shtrenjtuar

Opinionisti kosovar, Imer Mushkolaj, ka komentuar ngritjen e çmimeve, duke thënë se rritja e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se a po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të merr masa dhe të menaxhojë krizën, pasi që sipas tij, Qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente.

“A po jeton Albin Kurti n’Kosovë? A po e sheh sa është shtrenjtuar jeta e qytetarit? OK, e kuptojmë logjikën e tregut të lirë. Por në kohën kur çmimet e produkteve bazike për jetesë kanë “fluturuar”, qeveria nuk duhet dhe nuk mundet të rrijë indiferente. Rritja e frikshme e çmimeve po godet një pjesë të madhe të qytetarëve, andaj urdhno Albin, merr masa, menaxhoje krizën”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT