-1.2 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Murati: Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti.

Murati ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro për 6 vite qeverisje, kurse sipas tij Qeveria Kurti e ka rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vite.

Ai ka shtuar se janë e vetmja qeveri që i kanë rritur pagat 3 herë brenda mandatit pasi siç ka thënë gjatë qeverisjes së tyre është rritur edhe ekonomia, e edhe punësimi si asnjëherë më parë.

“Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti. Këtë e konfirmojnë numrat në grafikun më poshtë, të cilët paraqesin shpenzimin e buxhetit për paga nëpër vite, përfshirë edhe buxhetin e miratuar për vitin 2025. Pra shifrat zyrtare, të nxjerra nga të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë të kundërtën e asaj që shpesh dëgjohet nëpër studio televizive nga opozita apo analistët e tyre. Ata para nesh patën rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro (64+66) për 6 vite qeverisje, kurse ne efektivisht e kemi rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vite. Pra, Qeveria Kurti ka rritur buxhetin për paga, e rrjedhimisht edhe pagat, më shumë se dyfishi i rritjes që kanë bërë para nesh dy qeveritë bashkë: PDK-LDK dhe PDK-AAK-Nisma. Jemi qeveria e vetme që ka rritur pagat 3 herë brenda mandatit. Dhe kjo ka ndodhur sepse gjatë qeverisjes sonë është rritur edhe ekonomia, e edhe punësimi si asnjëherë më parë. Të nderuar qytetarë, kjo tregon më së miri se kush e ka seriozisht, e kush bën premtime që as vet s’u besojnë vetëm sa për ta kapur ndonjë votë”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT