16.2 C
Mitrovice
E martë, 23 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Murati nga rihapja e terminalit doganor: Trepçës do t’i rikthehet edhe aktiviteti primar

Sot është rihapur terminali doganor në hapësirat e Trepçës, ku ka marr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe menaxhmenti i “Trepçës”.

Ministri Murati, u shpreh i lumtur me rihapjen e terminalit doganor dhe tha se ky është një veprim përfitues për të gjithë, raporton arbresh.info.

“Me një veprim të tillë ka shumë përfitues. Për Trepçën kjo do të thotë

“Trepçës do t’i rikthehet edhe aktiviteti primar, pra, do të investohet në aktivitetin primar. Ne tashmë kemi ndarë buxhet në mënyrë që Trepça të funksionojë sipas aktivitetit që ka si minierë dhe shkritore për zhvillimin motorik të vendit”, tha ministri.

Pas rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e “Trepçës”, Kurti tha se kjo është një e arritur që na ndihmon të gjithëve, dhe shtetin e Kosovës.

“Kjo është një e arritur që na ndihmon të gjithëve edhe shtetin e Kosovës edhe Trepçën edhe doganat e Kosovës e Qeverinë e Kosovës, por në veçanti ndihmojnë të bërit biznes, ato do mund te funksionojnë më mirë e më lirë edhe për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve”. Nga viti 2003 deri ën vitin 2014 Terminali Doganor ka qenë në hapësirat e Trepçës padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësire i është privuar Trepçës terminali doganor dhe i është dhënë privati jashtë zonës së Trepçës”.

Kurti tha se, 7 vjet më vonë po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës.

“7 vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës po e rikthejmë ne Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëme të bërë para 7 vjetëve”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT