3.8 C
Mitrovice
E diel, 8 Mars, 2026

Murati i reagon Kurtit për referendumin e bashkimit Kosovë-Shqipëri: Ia rikujton disa gjëra

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i ka reaguar kryeministrit të vendit Albin Kurti, pas deklaratave të tij se do ishte pro një referendumi paqësor e demokratik që nënkupton bashkimin e Kosovës me Shqiëpërinë.

Murati, përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti është duke i bërë këto deklarata për të satën herë që prej kur është bërë kryeministër.

Por sipas Muratit, Kurti duhej të tregonte hapat që duhen ndërmarrë për këtë çështje, e jo të tregonte se do votonte pro një referendumi të tillë.



Tutje Murati ia ka rikujtuar Kurtit, se bashkimi i Kosovës me ndonjë shtet tjetër është i ndaluar me kushtetutë, dhe se ndryshimi i kushtetutës kërkon 2/3 e votave.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Kurti për të satën herë prej që është bërë kryeministër deklaron se në rast të një referendumi ai do të votonte për bashkim me Shqipërinë. Në të vërtetë kryeministri do të duhej të na tregonte se çfarë hapash do të ndërmarrë ai për të mundësuar organizimin e një referendumi të tillë. Po ia rikujtoj kryeministrit se bashkimi është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës; se ndryshimi i kushtetutës është i kushtëzuar me votën e 2/3 të deputetëve të pakicave (përkatësisht së paku nja katër deputetë të Listës Serbe do të duhej të votonin për ndryshim); si dhe se referendumi për ndryshimin e kushtetutës po ashtu nuk lejohet me këtë kushtetutë. Bashkimi nuk është çështje vullneti por ndalesash e pengesash, si dhe i varur nga konteksti rajonal e ai ndërkombëtar. Kryeministri Kurti duhet të nga tregojë se si do t’i eliminojë këto pengesa e ndalesa e jo të fshihet pas një votimi hipotetik, për të cilin personalisht nuk dyshoj në rezultatin e tij të bindshëm në favor të bashkimit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT