17.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Mungesë e barnave esenciale për pacientët me COVID-19 në Spitalin e Mitrovicës

Tashmë kur është rritur numri i pacientëve me COVID-19 në të gjitha spitalet e Kosovës, pacientët e spitalit të Mitrovicës po përballen me mungesë të barnave esenciale, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lexuesit e Veriu.info kanë raportuar në adresë të gazetës se po detyrohen të furnizohen vet me barnat esenciale për pacientët me COVID-19, Fraxiparine dhe NaCl.

Këto dy barna përdoren për pacientët me COVID-19, NaCl për infuzione dhe Fraxiparine për tëhollimin e gjakut.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi.

Ajo për veriu.info ka thënë se mungesa e Heparines në dializë ka bërë që një pjesë e Fraxiparines të orientohet në këtë repart.

“Ne kemi sasi të Fraxiparines por mungesa e heparinës në repartin e Dializës ka bërë që një pjesë të fraxiparines ta orientojmë andej andaj kemi mungesë në repartet tjera, dhe disa pacientë po duhet që të furnizohen vet”– ka thënë Zhubi për veriu.info.

Zhubi ka thënë se kanë edhe mungesë të NaCl dhe se pritet gjatë javês së ardhshme të furnizohen.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT