Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka vlerësuar se Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për siguri, maturi dhe besim në kohën kur vendi po përballet me sfida të mëdha politike dhe ekonomike.
Sipas tij, politikanët Bedri Hamza dhe Hykmete Bajrami janë ndër figurat e pakta aktuale që ofrojnë ndjenjën e qetësisë, sigurisë dhe profesionalizmit. Muharremi thekson se ata përfaqësojnë një qasje ndryshe në politikë – të përkushtuar ndaj shërbimit publik, ekonomisë dhe interesit të vendit, e jo të motivuar nga lufta për pushtet.
“Kur vendi ka nevojë për maturi, profesionalizëm dhe integritet, këta dy politikanë mund të jenë ndër përgjigjet më të mira për situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe bota,” ka shkruar Muharremi.