Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër të të paraqiten në sallën “1 Tetori” për injektimin e dozës së dytë.
Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit.
Ndryshe autoritetet shtetërore të shëndetësisë kanë paralajmëruar nga 15 qershori vaksinim masiv kundër COVID-19.
Për këtë, Rrezart Halili, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë thotë se profesionistët shëndetësor janë trajnuar në bazë të planeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.




