Nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.
Së fundmi në vend ka rënë numri i personave që po vaksinohen kundër këtij virusi.
Nga Ministria e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që sipas kësaj ministrie, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te burrat ose gratë.
“Të nderuar qytetarë, Sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net/”, është thënë nga MSH.



