Reperi i popullarizuar nga Ferizaj, Mozzik, viteve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në industrinë e muzikës.
I komentuar për jetën private, projektet e po ashtu edhe albumet e reja, artisti ka arritur të jetë ndër më të suksesshmit në estradën shqiptare.
Kjo e dëshmon edhe në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory, ndërkohë që është pyetur se në cilën moshë është bërë milioner.
“Sa vjet je bërë milioner”, u pyet ai teksa u përgjigj shkurt “25-vjeç” që i bie rreth një vit më parë, meqë momentalisht ka 26 vite jetë.