28.9 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

Mbrëmja e djeshme ka mbledhur personalitete të shumta në një festë të veçantë familjare.

Në dasmën e vajzës së këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, Agnesës, me partnerin e saj Lauratin, i pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i familjes emblematike Jashari, Baca Rifat.

Baca Rifat ka parakaluar në këtë ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pamjet e siguruara tregojnë çiftin teksa hyjnë në dasmën e familjes Behluli-Shatri këtë ditë të rëndësishme të jetës së tyre.

Përveç pranisë së tyre që gjithmonë zgjon emocion, vëmendje ka marrë edhe një detaj mbi prejardhjen e bashkëshortes së Rifat Jasharit. Zonja, e cila është me prejardhje nga Istogu, është gjithashtu motra e Shefqet Gjocajt, anëtarit të njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Prive By Liberta Spahiu

TË FUNDIT

TË FUNDIT