-1.6 C
Mitrovice
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Moti për të dielën pritet të jetë i acartë

Të dielën parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta që nga orët e mëngjesit, të cilat do të përshkohen nga një front i fuqishëm ajror.

Fillimisht do të sjellë reshje shiu, por shumë shpejt ato do të shndërrohen në reshje bore në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e larta malore, sidomos në jug, priten mbi 20 cm reshje të reja bore.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 15 deri në 56 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. Vlerat e larta maksimale do të regjistrohen në orët e para të mëngjesit, më pas do të pësojnë ulje të theksueshme. /MeteoKosova/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT