18.5 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Moti për sot, me diell dhe temperatura të larta

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga mesdita si dhe gjatë orëve të pasditës, në gjysmën e sipërme (veriore) të Kosovës, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për breshër të vogël.

Gjasat për ndonjë rrebesh të izoluar nuk përjashtohen as në ndonjë rajon në gjysmën e poshtme (jugore) të Kosovës.

Era do fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 13-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 35°C.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT