Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”.
“Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, ka njoftuar IHMK, transmeton Klan Kosova.


