22.2 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Moti për këtë javë, reshje shiu dhe bore

Gjatë kësaj jave Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se gjatë javës temperaturat maksimale pritet të shënojnë një rritje.

Ndërsa bora e rënë gjatë këtyre ditëve do të filloj të shkrihet gjatë së enjtes.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes parashihen ngrica në gjithë territorin, më të theksuara rrugëve rreth maleve. Temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje duke krijuar kushte që vende-vende të krijohet mjegulla. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdoj, por që gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi ngritje graduale në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ditën e premten të shënoj vlera nga 7-10 Gradë Celsius. Bora që vetëm tani ka mbuluar gjithë territorin e Republikës nga dita e enjte do të filloj të shkrihet gradualisht. Mirëpo, gjatë ditës së premte parashihen masa të ngrohta të ajrit që vijnë nga pjesa jugperëndimore e vendit dhe do të kushtëzojnë kushte që mbi territorin tonë të vijnë vranësira të dendura me një shkallë të lartë të lagështisë dhe kjo situata do të mundësoj të kemi reshje shiu dhe bore”, thuhet në njoftimin e IHK.

Ndërkaq, temperaturat gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -10 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT