Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës pritet të ketë lokalisht rrebeshe kalimtare shiu si dhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-30 km/h, shkruan MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 26°C.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/