Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të herëpashershme dhe me rritje të temperaturave edhe pse ende priten erëra të freskëta nga veriu e verilindja.
Mëngjesi edhe nesër do të jetë i ftohtë me mundësi për ngrica të dobëta sipërfaqësore. Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 minimalja deri në 19 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, në veri të Malit të Zi me ngrica si në disa zona tjera malore. Dita stabile me rritje të temperaturave.
Fundjava pritet të karakterizohet me mot stabil dhe kryesisht me diell, por me zhvillime të vranësirave lokale ditore. Nuk priten reshje atmosferike. Të dielën rritje të ndjeshme të temperaturave mbi 20 gradë Celsius edhe në Kosovë./MeteoBallkan



