5.4 C
Mitrovice
E hënë, 30 Mars, 2026

Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën dhe të enjten reshjet pritet të jenë më intensive, ndërsa ditët tjera do të jenë të intensitetit më të dobët.

“Nga pikëpamja agrometeorologjike, këto kushte konsiderohen të favorshme për bimët dhe tokën, pasi nuk parashihen temperatura negative që mund të dëmtojnë kulturat e mbjella. Lagështia e shtuar nga reshjet do të ndihmojë në mbajtjen e tokës së lagur, duke lehtësuar proceset e rritjes së bimëve dhe aktivitetet e punimeve bujqësore”.

“Gjithashtu, mungesa e ngricave dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të mira për zhvillimin normal të kulturave pranverore. Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto ditë për të vazhduar me punimet e tokës, mbjelljet e reja, dhe kujdesin për bimët (kryesisht pemët), duke shfrytëzuar kushte optimale agrometeorologjike pa rrezik nga dëmtimet e temperaturave të ulëta”, ka njoftuar IHMK. /GazetaSinjali/

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT