Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu, shkruan Gazeta Metro.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s””, thuhet në njoftimin e tyre.
Mbetët freskët, me vransira dhe diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me ndonjë bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 8C deri 18C, e vise malore 3C deri 9C. Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu dhe verilindja 6-13m/s. Indeksi UV: 7/.gazetametro.net





