-2.6 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Mot pranveror, temperatura deri në 18 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot pranveror gjatë këtyre dy ditëve. IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.

Sa i përket temperaturave minimale ato mbesin të ulëta gjatë natës, minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/

TË FUNDIT

TË FUNDIT