28.1 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Mot i vranët, temperaturat mbi mesatare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT