11.6 C
Mitrovice
E hënë, 29 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mot i vranët dhe me shi, në disa vende do ketë edhe reshje bore

Sot dita do të vijojë kohë pas kohe dhe lokalisht me reshje, kryesisht në formë të shiut dhe shqotës, ndërsa orëve të pasditës dhe mbrëmjes, sërish lokalisht pritet të shndërrohen në ato të borës, sidomos në Rrafshin e Kosovës.

Në zonat malore do të vazhdojnë reshjet e dendura të borës, ku sipas parashikimeve, trashësia totale mund të arrijë deri në 1 metër e gjysmë (150 cm).

Era do të fryjë nga drejtimesh të ndryshme por më dominues nga verilindja, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT