Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të izoluara shiu.
Në zonat malore reshje të pakta bore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga veriu, me shpejtësi prej 8-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C.