Të shtunën në Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 18–21°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.




