Kryesisht me diell karakterizohet moti ditën e martë dhe i nxehtë. Vransira lokale zhvillohen pasdite përreth zonave malore, që mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu më vonë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-7m/s. Temperaturat vazhdojnë me rritje, shkojnë deri në 30C e 33C, ato maksimale, e minimalet zbresin në 10C e 14C.
Stabil dhe më i nxehtë po parashihet moti përgjatë ditëve të ardhshme. Herë herë kalojnë vransira, ndërkohë që lokalisht mund të zhvillohen më shumë të enjten dhe të premtën pasdite, që mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu zonave malore.
Temperaturat në trend të rritjes, maksimalet deri në 33C e 34C, lokalisht 35 e 36C. Minimalet 12C deri në 16C. Frynë erëra të lehta dhe mesatare, kryesisht nga jugu e jugperëndimi 3-9m/s, njofton Mendimi për Motin.