28 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

“Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut” thuhej në një postim në Facebook të Institutit.

Tutje bëhej e ditur se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

“Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT