Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë pesë ditëve në vijim.
Në njoftimin e IHMK’së, thuhet se, gjatë këtyre ditëve do të ketë mot të ndryshueshëm.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të jenë deri në 2 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë celsius.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i Motit për pesë ditë ( 10-14 prill 2023)!
Mot i ndryshueshëm
E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat kohëpaskohe parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme.
E martë- Mot i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu.Gjatë ditës do të ketë intervale me diell.Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.
E merkurë-Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.
E enjte- Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi.
E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlarat e maksimaleve.
Vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit dhe jugperendimit, ndersa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen.