8.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Mot i ndryshueshëm këtë të mërkurë

Të mërkurën parashikohet depërtimi i masave më të ftohta, me ç’rast moti do të karakterizohet kryesisht i vranët deri në orët e para të mëngjesit.

Në zona të caktuara priten reshje të izoluara shiu, ndërsa në orët vijuese moti pritet të jetë kryesisht me diell, por më i freskët.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 19°C. Vlerat dukshëm më të ulëta do të jenë në Rrafshin e Kosovës, ndërsa më të larta parashihet të regjistrohen në Rrafshin e Dukagjinit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT